Kush është biznesmeni i fabrikës së ujit që u gjet i vdekur me gruan në banesë (hetimet e para)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Junik të Gjakovës ku Mic Tofaj pronar i fabrikës së ujit “Juniku” dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku Tofaj kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha se trupat e pajetë u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.

Bëhet e ditur se një prokuror i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha Nikçi duke shtuar se trupat do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore.

E ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, më herët një faqe me emrin “Deçani” shkroi pak më herët në Facebook se ata vdiqën “si pasojë e plasjes së një bumbole gazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *