Festa për pak kthehet në tragjedi! Kryebashkiaku i Korfuzit i hedh enën prej balte në kokë një vajze (VIDEO)

Një incident i pabesueshëm ndodhi në Korfuz të Greqisë këtë të shtunë, teksa bëhej hedhja tradicionale e enës prej balte.

Një vajzë e cila duket se nuk e kishte dëgjuar thirrjen e policisë për çfarë do të ndodhte, po kalonte poshtë ballkonit të bashkisë, në San Giacomo, kur në prani të kryebashkiakut Stefanos Poulimenos e zëvendësit të tij, u lëshua ena e madhe pa e ditur se e reja ishte duke kaluar në trotuarin poshtë në atë moment.

Përfundimi? Ena u thye mbi kokën e saj… Të pranishmit vrapuan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë dhe sipas mediave greke, e reja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Ndonëse në pamje duket se e mori me sportivitet, ajo nuk i shpëtoi dy qepjeve.

Fatmirësisht, distanca e hedhjes nuk ishte e lartë.

Ceremonia e thyerjes së enëve prej balte zhvillohet çdo vit gjatë Pashkës Ortodokse në ishullin grek të Korfuzit. Disa thonë se është një refuzim simbolik i shpirtrave të ligë të Judës. Të tjerë besojnë se ka të bëjë me përtëritjen dhe lidhet me një traditë më të vjetër që nuk ka lidhje me krishtërimin. Cilado qoftë ajo, është një justifikim shumë i mirë për të thyer gjëra.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *