Shpërthen lavatriçja në një shtëpi në Tiranë, plagoset një person

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në një shtëpi në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Një lavatriçe shpërtheu gjatë kohës që ishte në punë, duke dëmtuar një prej banorëve të shtëpisë.

“Rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *