“Piu kafe me ta dhe…”, prangoset vrasësi i çiftit në Dropull, i rrahu për vdekje që t’u merrte pronat

Vrasja e të moshuarve në rrethana misterioze në Dropull është zbardhur. Raportohet se për këtë ngjarje është arrestuar autori i dyshuar i krimit të dyfishtë.

Ai është Thoma M, 69 vjeç, bashkëfshatar me gjendje gjyqësore i dënuar më parë.

Mendohet se autori ka pirë kafe me çiftin para vrasjes dhe më pas i ka dhunuar për vdekje.

Çifti i të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, përkatësisht 84 dhe 88 vjeç u gjetën pajetë dhe me shenja dhune në banesën e tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit.

Kujtojmë se më 3 Maj, 10 persona u shoqëruan nga policia për këtë ngjarje, të cilët pasi kanë dhënë deklarimet e tyre u lanë të lirë.

Për zbardhjen e saj, grupi hetimor u rikthye sërish në banesën e të moshuarve aty ku u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup.

Për më tepër detaje, pritet deklarata zyrtare e policisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *