Socialistët përkujtojnë ‘5 Majin’! Rama, Nikolla e Veliaj homazhe te ‘Varrezat e Dëshmorëve’

Sot është 5 maji, Dita e Dëshmorëve. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës, si çdo vit zhvillojnë te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

Kryeministri Edi Rama e kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë zhvilluar homazhe në varrezat e Dëshmorëve.

Në homazhe ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, si edhe shefi i Shtabit Arben Kingji si dhe ambasadorë të ndryshëm e veteranë të luftës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *