Intensifikohet zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, banorët tentojnë të dalin nga dritaret

Intensifikohen flakët në qendrën tregtare në Lushnje. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se edhe pse ka rreth një orë që zjarri ka rënë në katin ne tretë të qendrës, flakët nuk janë shuar, por intensifikuar.

Situata është tepër serioze, pasi dyshohet se mund të ketë familjare të bllokuar në banesat që ndodhen katet e sipërme të kësaj qendre tregtare.

Për t’i shpëtuar flakëve dhe asfiksimit nga tymi i madh, banorët janë parë duke tentuar të zbresin nga dritaret e banesave. Ndërkohë në këtë pallat 12 katesh mungojnë shkallët e emergjencës. Po ashtu raportohet se zjarrfikësit e këtij qyteti nuk janë të gjitha pajisjet me të gjitha mjetet e nevojshme për shuarjen e flakëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *