“Narciste e frikshme”/ Krist Aliaj komenton romancën Romeo-Heidi

I ftuar në “Fan Club”, ish-finalisti i edicionit të dytë të “BBV”, Krist Aliaj ka komentuar situatat në shtëpinë më të famshme, ku më së shumti është ndalur te romanca e Heidit me Romeon, të cilën e konsideron “fake”. Sipas tij, banorja po përfiton nga Romeo teksa e quajti edhe “narciste të frikshme”.

“Jam i vetmi apo mua më janë shpifur romancat. Big Brother VIP bashkohet me situatat e Për’puthen. Nuk besoj te lidhja e Heidit dhe Romeos, është bërë makineri. Për mua Heidi më duket një narciste e frikshme që nuk ka lidhje me Romeon. Meshkujt e këtij edicioni janë shumë viktimë, në naivitet e madje edhe në fizik më duken viktimë. Unë shikoj një italo-shqiptarizëm, këto vajzat që vijnë nga Italia bëhen më skuthe”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *