Superliga/ Perez: “Triumfoi liria, futbolli do të jetë në lartësinë e shekullit XXI”

Pas njohjes së vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian, vjen dhe reagimi i presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez, promotor i idesë së krijimit të Superligës së Europës.

“Te Reali i Madridit e mirëpresim vendimin e GJED-së. Në ditët në vijim do të studiojmë shtrirjen e kësaj rezolute.

Së pari, futbolli evropian nuk do të jetë monopol. Së dyti, klubet do të jenë zotëruesit e fatit të tyre. E shohim mundësi për të promovuar garat.

Sot triumfon Europa e lirisë, futbollit dhe tifozëve të saj. Sot mbizotëron ligji dhe liria. 70 vjet më parë ne kemi hedhur tashmë një hap themelor me krijimin e Kupës së Evropës.

Do të mbrojmë një projekt modern dhe të përputhshëm me kompeticionet kombëtare. Do të forcojë në mënyrë efektive respektin për “fair-play-n financiar”. Do të mbrojë lojtarët dhe do të emocionojë tifozët. Fushatat do të intensifikohen nga sot.

Askush nuk tha se fundi i një monopoli ishte i thjeshtë. Do të jetë një futboll në lartësinë e Shekullit XXI. Ne do të punojmë pa kërcënime, pa vepruar kundër asgjëje dhe askujt. Nga sot e tashmja dhe e ardhmja janë në duart e klubeve dhe tifozëve të tyre. Është një ditë e madhe për historinë e futbollit dhe sportit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *