Bashkëshortja nën hetim për korrupsion, kryeministri spanjoll drejt dorëheqjes

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pritet të japë dorëheqjen pas hetimit për korrupsion të gruas së tij. Ai pritet të shpallë vendimin e tij të hënën.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi mbrëmjen e sotme, në një letër të postuar në Platformën X, se po e “konsideron” mundësinë e dorëheqjes pasi u bë e ditur se ndaj bashkëshortes së tij kishte nisur një hetim paraprak për korrupsion dhe ndikim të padrejtë.

“Më duhet të ndalem dhe të mendoj” në mënyrë që të vendos, thotë ai, “nëse duhet të vazhdoj si kreu i qeverisë apo të heq dorë nga ky nder,” shkruan Sanchez. Kryeministri spanjoll synon të shpallë vendimin e tij të hënën dhe do të pezullojë aktivitetet e tij deri atëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *