Konservatorët britanikë humbin pothuajse gjysmën e këshilltarëve në zgjedhjet lokale

Kryeministri britanik Rishi Sunak u ngushëllua me një fitore të vogël në Tees Valley, në Anglinë Veriore, pasi Partia e tij Konservatore pësoi tronditje në zgjedhjet lokale.

Rizgjedhja e Ben Houchen në Teesside ishte një nga momentet e pakta të gëzuara për konservatorët, pasi partia humbi rreth 50% të këshilltarëve të saj në të gjithë Anglinë vetëm disa muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme.

Ndërkohë, Partia Laburiste e opozitës përshëndeti një rezultat “vërtet historik” edhe në zonat historike të konservatorëve.

Duke folur në klubin e futbollit të ”Northallerton Town”, udhëheqësi laburist Keir Starmer tha se rezultati ishte një “fitore historike” për partinë në “zemrën e territorit konservator”.

Laburistët shmangën gjithashtu sikletin e mundshëm në garën për kryetar bashkie në verilindje, ku kandidati i tyre Kim McGuinness mposhti të pavarurin Jamie Driscoll, i cili ishte larguar nga laburistët pasi iu ndalua të kandidonte si vetë kandidati i partisë.

Në East Midlands, Claire Ward nga laburistët u bë kryetarja e parë e zgjedhur e rajonit me një shumicë prej më shumë se 50 000 votash ndaj Tory Ben Bradley, i cili gjithashtu ulet si ligjvënës për Mansfield dhe udhëheqës i këshillit të qarkut në Nottinghamshire.

Nga 107 këshillat që mbajtën zgjedhjet të enjten, 95 kanë deklaruar rezultatet e tyre të plota, me konservatorët që kanë humbur më shumë se gjysmën e vendeve që ka mbrojtur deri më tani.

Rreth 321 këshilltarë konservatorë humbën vendet e tyre pasi partia humbi kontrollin e tetë këshillave.

Laburistët fituan kontrollin e tetë këshillave pasi fituan 203 vende, ndërsa liberal-demokratët fituan 52 vende dhe të gjelbrit 48.

Rezultate të mëtejshme priten gjatë fundjavës, duke përfshirë garat kryesore për kryetar bashkie në Londër dhe West Midlands.

Sadiq Khan i laburistëve po përpiqet të sigurojë rizgjedhjen në Londër, ndërsa konservatori Andy Street po mbron pozicionin e tij në West Midlands.

Shumica e këshillave pritet të përfundojnë shpalljen e rezultateve të tyre deri në fund të së premtes, me ekspertin zgjedhor John Curtice që sugjeron se rezultati përfundimtar mund të jetë performanca më e keqe e konservatorëve në 40 vjet.

Rezultate të tjera për t’u shpallur përfshijnë zgjedhjet e këshillit në jug dhe perëndim të Anglisë, ku liberal-demokratët dhe të gjelbrit shpresojnë të bëjnë përparime.

Por, ndërsa pranoi se rezultatet ishin “zhgënjyese”, kryeministri ishte i prirur të theksonte fitoren e partisë së tij në Tees Valley si një shenjë se laburistët nuk ishin në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet e përgjithshme.

“Unë kam një mesazh edhe për Partinë Laburiste sepse ata e dinë se duhet të fitojnë këtu për të fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe ata e dinë këtë. Ata supozuan se Tees Valley do të kthehej tek ata, por kjo nuk ndodhi”, deklaroi Sunak.

Fitorja në Tees Valley ka të ngjarë të ketë shtypur përpjekjet për të rrëzuar Sunak në dritën e rezultateve të tjera të zgjedhjeve lokale dhe pozicioni i tij do të sigurohet më tej nëse konservatorët mund të mbajnë kryebashkiakun e West Midlands.

Starmer pranoi se ishte “i shqetësuar kudo që humbasim votat”, me koordinatorin kombëtar të fushatës së partisë Pat McFadden që pranoi se kriza në Lindjen e Mesme ka të ngjarë të ketë qenë një faktor.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *