“Javën tjetër do të shpërthejë keq”/ Çfarë po parashikon Meritoni?

Siç duket banorët e ‘BBV3’ i kanë kapur “ethet” e finales, e cila pak nga pak po afrohet.

Teksa qëndronte me Romeon dhe Çimin në living, Meritoni ka biseduar me Romeon ku i tregon banorit se shumë shpejt në shtëpi do të shpërthejë keq.

“Unë jam pajtuar me gjithçka në këtë shtëpi tani, por javën tjetër do të shpërthejë keq! Javën tjetër do e shohësh Sandokanin ti. Nga e mërkura e mbrapa do e shikosh çfarë do kërcasë, si hiena.

Sakaq rikujtojmë që ‘Prime’ i sotëm do të jetë tepër emocionues, të paktën për Heidin dhe Romeon, të cilët janë të dy në nominim por fituesi do të shkojë në finale dhe tjetri do të vazhdoj të qëndroj në nominim deri atëherë, ku për këtë përveç Eglës nuk është askush në dijeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *