Himena, banorja më e re e “Ferma VIP”, tregon kuptimin e emrit

Në spektaklin e djeshëm, një tjetër banore u bë pjesë e shtëpisë së “Ferma VIP”. Ajo quhet Himena dhe teksa ditën e sotme ka biseduar me fermerët, ka treguar kuptimin e emrit të saj.

Siç tregoi, ajo ka lindur në vitin 1999, kohë në të cilën Kosova ishtë në luftë.
Në atë periudhë, në spitalin ku ka lindur ajo, punonin mjekë të huaj dhe një prej doktoreshave që punonte aty quhej Himena, e cila asistoi në lindjen e fermeres.

Unë kam lindur në vitin 1999 dhe në atë kohë ka qenë luftë. Kishte mjekë të huaj dhe ishin dy doktoresha njëra nga ato e ka pasur emrin Izabela dhe tjetra Himena. Mami donte Izabela, por daja Himena, dhe ngeli Himena.”, tregoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *