“Vëllai më ka vdekur shumë i vogël, prindërit donin të m’i ndanin”- këngëtarja shqiptare bën rrëfimin prekës


Edhe pse është një nga emrat më të njohur të muzikës, sidomos me hitet që nxorri disa vite më parë (para pauzës), pak ose aspak diihet nga jeta personale e Baby G, me reperen që megjithatë ka zgjedhur që pjesëmarrjen në “Ferma VIP”, përvecse të rikthehet prane publikut, ta përdorë edhe për rrëfimin e eksperiencave të saj.

Në një bisedë të fundit me “Buckon”, ajo ka ndarë detaje nga një histori e trishtë, që ka lidhje me familjen e saj, duke treguar ndër të tjera se ka pasur një vëlla që ka ndërruar jetë shumë i vogël, ndërsa po ashtu thotë se babait të saj i është kërkuar që të ndahet nga e ëma, vetëm sepse nuk bënte dot djem.

“Jam shumë e lidhur me babain. Ai është shoku im më i mirë. Kemi pasur një vëlla, por ka vdekur beb i vogël. Ka pasur një emër shumë të bukur, Sekret. Mami dhe babi im kanë qenë shumë të rinjë, 17,18 vjeç. Pas djalit,babi im ka lindur tre goca, njerëzit në fshat i thonin lëje gruan se nuk të bën djalë. Mami im e ka vuajtur shumë. Edhe kushërinjtë i thonin lëje gruan. Babi im nuk na ka lënë kurrë, thoshte Zoti ma dha e ma mori një djalë, tani kam tre goca si bota”,- tregoi ndër të tjera Baby G, që ndan detaje të tilla për herë të parë, por me gjasë do ta dëgjojmë të rrëfejë më shumë nga jeta e saj.


c

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *