Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në “Living Room”, ajo ka treguar sekretet e saj të bukurisë dhe marrëdhënien me fëmijët.

“Adoleshenca është një periudhë shumë e vështirë të cilën nuk e kisha menduar, është një periudhë që kërkon durim. Unë mbaj mend veten time me mamanë në kohën kur unë bëja rebelen sepse doja të bëja atë që mua më pëlqente dhe nuk mendoja për asnjē moment çfarë meraqesh ose frikërash kishte ajo, mendoja që ajo po mē merrte lirinë dhe unë nuk e duroj dot këtë gjë. Kur fillova të rritesha i thash një ditë ” Ma shiko se kjo gjë është me rradhë sot po ta bëj unë ty nesër do të ma bëjnë mua fëmijët e mi”, dhe vërtetë paska qënë njē shkollë të rrisësh 3 fëmijë adoleshent”, tha ajo për fëmijët.

Teksa u pyet për fëmijët, Valbona ka treguar se të bërit foto me djemtë është pak më e vështirë, pasi janë në moshën e adoleshencës.

“Me Vivin bëj më shpesh sepse ajo është ende e vogël kurse me djemtë është disi më e vështirë. Në fakt kam pasur një diskutim me ta sepse më pyesnin që ” Përse ti na fsheh” pra të gjithë atë kujdesin tim ndaj tyre ata e kishin përkthyer sikur po i fshihja. E mu desh tē ulesha dhe t’ia shpjegoja që kishte 2 arsye, e para sepse kam dashur të jem e kujdesshme në marrdhënie me ju dhe e dyta sepse nuk kam dashur që të etiketoheni si fëmijët e Valbona Selimllarit”

Ajo u pyet edhe për momentin kur u shpall si më e bukura, mirëpo mesa duket, Valbonës nuk i pëlqen aspak vetja.

‘Nuk më pëlqen fare vetja madje them me vete iiiiiiii përse dukesh ashtu. Por patjetër në kontekstin e kohës ishte diçka shumë e bukur. Unë gjithmonë e kam dashur televizionin, dhe mund të them që shumë dyer mu hapën edhe për shkak të kurorës që mora. Në atë kohë nuk dija as si ta trajtoja skenën sepse isha shumë e vogël ende 19 vjeç”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *