Ushqen qentë e rrugës prej 19 vitesh, flet Afërdita: Më dhurojnë dashuri pa kushte! Nuk bëj asnjë ditë pushim, se mbeten

Këto krijesa të pambrojtura e presin çdo ditë për ushqim. Ndaj për këtë arsye, “nëna e qenve” thotë se nuk bën as pushim.
Ecën me kokën mbrapsht, nëse ndonjë prej qenushëve nuk ka marrë shërbimin e duhur prej saj. Këtë gjest human, rrallëherë e shikon në ditët e sotme, por Afërdita e vijon këtë mision prej 19 vitesh.

“Në orën 7:40 jam e përditshme këtu në liqen. Kudo që lëviz jam me ushqim. Ka qenë im shoq i pari që më tha se kishte qen të uritur tek kazanët e plehrave. Ndjeva një dhembsuri. Pushimet e mia kanë vdekur qëkur ka vdekur im shoq, sepse jam marrë me jetën e kafshëve”, tregon 62 vjeçarja.
Gjithçka e bën vullnetarisht, e ndihmuar edhe nga familja e saj kafshëdashëse.
Ajo jep këshilla se si duhet të sillemi me qentë endacakë kur duam t’u afrohemi apo e kundërta, kur duam t’u shmangemi. Për të, qentë falin dashuri pa kushte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *