Minxhozi: Reforma Zgjedhore, jo e njëanshme. Zgjedhjet do kontestoheshin ende pa nisur. Basha s’është gati…!

Analisti Skënder Minxhozi, gjatë intervistës për “Newsline” me Viol Xhafaj, theksoi se Reforma Zgjedhore nuk duhet të jetë e njëanshme. Ai argumentoi se nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë zgjedhjet do të kontestoheshin ende pa nisur. Sipas tij, opozita duhet të ulet në tryezë pa kushte.

“Së pari, mendoj se reforma nuk duhet bërë nga një palë. Në kushtet e një klime të ndezur politike, do të ishin paradhoma e një palë zgjedhjesh të kontestuara ende pa nisur. Pra do të thuhej nga të gjitha opozitat që nëse qeveria shkruan vetë rregullat e zgjedhjeve, ato zgjedhje që vijnë pas, janë të paragjykueshme sepse arsyeja është e thjeshtë. Në zgjedhjet e kaluara kemi pasur kontestime nga të gjitha opozitat për mënyrën se si është zbatuar Kodi Elektoral, edhe në 2021 edhe në 14 Maj. Në të dyja format edhe në atë parlamentare dhe bashkiake, opozita ka qenë kritike. Do të mjaftonte që të gjendeshin mënyra për ta përfshirë në tryezë pa kushte anësore. Unë i qëndroj asaj që Reforma Zgjedhore duhet bërë bashkarisht sepse kudo nëpër Evropë, ku diskutohet rregullat e zgjedhjeve, partitë më të rëndësishme ulen dhe diskutojnë.

Nuk është se një parti që ka numrat, që PS nuk i ka, i imponohet me rregullat e lojës të tjerëve që nuk marrin pjesë në proces. Fëmija do të lindë i vdekur nëse do të kemi një reformë të shkruar vetëm me një dorë. Loja që bëhet mes Rithemelimit dhe PD për personin që duhet të jetë bashkëkryetar këtu problemi bëhet më kompleks sepse ka edhe faktorë të tjerë si gjykatat që nuk vendosin se kush është PD zyrtare, është një situatë e ndezur në opozitë që ia pamundëson të gjitha palëve që të bien dakord se kë do të çojmë në tryezë. Situatën duhet ta vendosin vetë demokratët se kë duhet të çojnë. Është një situatë që është komplekse, por nëse do të vendosej që në krye të herës që rregullat e zgjedhjeve e do t’i shkruante pozita dhe opozita ky vend do të ishte më mirë. “, u shpreh analisti.

I pyetur se përse Gjiknuri dhe Alibeaj nuk thërrasin mbledhje, analisti tha se krahu i këtij të fundit nuk është gati për zgjedhje. Ai theksoi se PD zyrtare kërkon që të ‘blejë’ kohë në mënyrë që të riorganizohet ndërsa PS nga ana tjetër, është më komode me të gjitha variantet, qoftë edhe pa reformë.

“Besoj se pala e Bashës dhe Alibeaj nuk është gati për zgjedhje, nuk duan ende të futen në negociata, e cila në fund fare do të kurorëzohej me një perspektivë votimesh. Duan të blejnë kohë që të riorganizohen në pritje që Berisha të humbasë gjatë rrugës vota me peripecitë që ka, me arrestimin, në pritje që një pjesë e madhe deputetësh që kanë shkuar në krahun tjetër, rtë fillojnë dhe të rikthehen. PD e Bashës nuk mendon se në këtë moment duhet folur për zgjedhje. Një opozitë duhej të ishte gati çdo ditë për të hyrë në zgjedhje por në rastin e Bashës, kam përshtypjen se kjo copë e vogël politike është ende e papërgatitur sepse forca gërryese e Rithemelimit në territor ka qenë e madhe dhe kjo duket edhe në komponentin se ishte një grup parlamrnetar që edhe ai pësoi një zbaticvë. Janë në një situatë që zgjedhjet do t’i dëmtonin.

Socialistët janë komod me të gjitha variantet, qoftë pa reformë. Në anën tjetër, Rama e ka hedhur kërcënimin dhe kur sheh se palët nuk paraqiten në tryezë, në një moment të caktuar mund të thotë se do t’i shkruaj unë rregullat e lojës. Pra, socialistët e kanë luksin që të presin sepse konjuktura e ngjarjeve punojnë numerikisht dhe politikisht për ta. Rithemelimi edhe ai ka problemet e veta sepse nuk shkruan dot emrin në fletën e votimit, kryetarin e kanë në arrest shtëpie. Pra, të gjithë komponentët e opozitës duket se mendojnë për të tjera gjëra përpos Reformës Zgjedhore. Do të duhej të ishin ata më të interesuar.”, theksoi Minxhozi./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *