“E hëna ditë proteste”- Zbardhet mbledhja e Grupit të PD, Gazment Bardhi jep porositë: Përpjekje për bashkimin në një front të gjithë opozitës

E hëna e 15 janarit do të jetë ditë protestë. Kjo është bërë e ditur nga Gazment Bardhi në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Gazetari i News24, Osman Stafa ka zbardhur takimin me dyer të mbyllura, ku është diskutuar rreth aksionit opozitar.

Po ashtu Gazment Bardhi ka informuar deputetët mbi përpjekjet për bashkimin në një front të gjithë opozitës.

Ai është shprehur se me aleatët po punohet për një konfederatë bashkimi për të gjithë faktorët opozitarë.

“Të gjithë aleatët që janë në opozitë me Edi Ramën. Bashkë me Flamurin kam takuar Dukën, Mediun dhe Vasilin, ndërkohë që dje jam takuar edhe me Shpërtim Idrizin, që në parim nuk është kundër frontit opozitar por kërkon më shumë detaje sigurisht sesi do funksionojë kjo gjë”, ka thënë Gazment Bardhi.

Gazment Bardhi: Aksioni ynë në Kuvend do të vazhdojë edhe ditën e hënë, edhe në çdo seancë, derisa të përmbushen kushtet tona. Pra dita e hënë, 15 janar kemi protestë. Mbi formën dhe nëse është momenti për përshkallëzim mund të diskutojmë. Ne kemi shprehur gatishmërinë për zgjidhje, por ka qenë Edi Rama që kërkon eliminimi e opozitës. Këtë e kemi të papranueshme dhe ne duhet të përballemi me këtë realitet. Nga ana tjetër, kemi dy çështje që duhet ti dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. E para ligji special për grabitjen e Portit të Durrësit dhe faljen e pronës publike. E dyta, ligji për tatim fitimin për profesionistët e lirë dhe shtresën e mesme, që parashikohet të paguajnë dyfishin krahasuar me oligarkët. Këtë pabarazi duhet ta godasim në Gjykatë dhe të mbrojmë interesin e 260 mijë qytetarëve. Gjithashtu, dua t’ju informoj mbi përpjekjet për bashkimin në një front të gjithë opozitës. Me aleatët po punojmë për një konfederatë bashkimi për të gjithë faktorët opozitarë. Të gjithë aleatët që janë në opozitë me Edi Ramën. Bashkë me Flamurin kam takuar Dukën, Mediun dhe Vasilin, ndërkohë që dje jam takuar edhe me Shpërtim Idrizin, që në parim nuk është kundër frontit opozitar por kërkon më shumë detaje sigurisht sesi do funksionojë kjo gjë. Po punojmë për një axhendë të përbashkët opozitare me të gjithë aleatët dhe do ua bëjmë të ditur.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *