E FRIKSHME! Avionit i shkëputet një pjesë gjatë fluturimit, pilotët bëjnë ulje emergjente (VIDEO)

Një Boeing 737-800 i Southwest Airlines me drejtim në Houston u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit pasi një mbulesë motori ra dhe goditi krahun, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA.

Administrata Federale e Aviacionit Amerikan tha se hetimi është në vazhdim.

Kompania ajrore “Southwest Airlines” deklaroi se ekipet e mirëmbajtjes do të inspektojnë avionin, i cili u ngrit në orën 7:49 të mëngjesit me orën lokale dhe u kthye në aeroport në orën 08:15.

Fluturimi arriti një lartësi prej rreth 3,000 metra përpara se të kthehej i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit 25 minuta pas nisjes.

Në bord kishte 135 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe nuk ka pasur të lënduar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *