Kim Kardashian poza “hot” nga pushimet në plazhet ekzotike

Kim Kardashian dhe motrat e saj sigurohen që me çdo postim të tërheqin vëmendjen e miliona ndjekësve të tyre në rrjetet sociale. Ylli televiziv po kalon disa ditë pushimi në plazhet ekzotike.

Postimi i 43-vjeçares në Instagram në orët e para të së hënës, më 8 prill, ka grumbulluar gati 2.5 milionë pëlqime në vetëm pak orë. Në postim, Kim Kardashian pozon me rroba banje prerje të vogla nga koleksioni i saj dhe një kapele kauboj në kokë.

Në një foto, ajo pozoi teksa fliste në telefon me dikë që e kishte regjistruar në kamerën e celularit. Me të kanë qenë edhe motrat e saj Khloe dhe Kourtney Kardashian, siç ka bërë të ditur ajo në postimin e saj. Me Chloe, ato janë fotografuar të shtrira në rërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *