“Ndotësi paguan”, Kumbaro: Rriten me 30% gjobat për personat që ndotin mjedisin

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditura vendimet e miratuara gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Ministrja bëri me dije se është marrë vendimi për ndryshimin e 4 ligjeve në fushën e mjedisit, ku parashikohen ashpërsime të masave adminsitrative për personat që ndotin mjedisin.

Mirela Kumbaro: Miratuam disa vendime të rëndësishme. Ndryshimin e 4 ligjeve në fushën e mjedisit, ligjin për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis, ligjin për mbrojtjen e mjedisiit, ligjin për mbrojtjen e biodiversitetit dhe ligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Ndërhyrja vjen si pasojë e disa situatave. Në radhë të parë i referohem rezultateve të Këshillimit kombëtar të bërë një vit më parë, ku pyetjes “a duhen ashpërsuar masat për mbrojtjen e mjedisit”, pjesëmarrësit ju përgjigjën me mbi 70 % “Po.” Kjo bëri që ministria e Turizmit dhe Mjesidit të rishikonte gjithë paketën ligjore ku parashikoheshin prej vitesh masa administrative për kundravajtësit por edhe në respekt të parimit “ndotësi paguan”. Masat admninistrative, gjobat janë jo thjesht penalizimi dhe ndëshkimi, por edhe pjesë edukimi. Prandaj të gjitha masat ndëshkimore rriten me 30%.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *