Pa komplekse! Çimi tregon emrin e vajzës që pëlqen në shtëpinë e ‘BBV’

Moderatori Meriton Mjekiqi ka pyetur boksierin Shkëlqim Bega mbi pëlqimet që ka brenda shtëpisë së ‘BBV’.

Moderatori e pyeti konkurrentin se me cilën nga vajzat në shtëpi do të kishte dëshirë të lidhej, ndërsa Çimi fillimisht hezitoi të përgjigjej, më pas ai tha emrat e dy vajzave, Roza Lati dhe Erjola Doçi.

Mirëpo, ai shtoi se dëshirën më e madhe ka për të njohur Erjolën.

“Nëse do të doje të njihje më shumë njërën nga vajzat në shtëpi, cilën tip të vajzës do ta kishe pasur në sytë e tu?” e pyeti Meritoni.

“Do të kisha pasur dëshirë që të njihja një tip si Roza dhe si Erjola. Por do të zgjidhja Erjolën”, tha Bega.

“Erjola te ti e ka mendjen bobi”– u shpreh Meritoni duke qeshur me dy konkurrentët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *