“Porsche” përfundon në kanal, vdes 32-vjeçari shqiptar në Itali

Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë dhe 7 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në zonën e Breshias në Itali.

Tgcom 24 raporton se shqiptari ishte shofer i makinës tip “Porsche”, e cila duke ecur me shpejtësi të madhe në Via Verona goditi automjete të tjera dhe më pas përfundoi në kanal.

Sipas të njëjtave burime, një grua që ishte me të në makinë ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia po punon për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit që i mori jetën shqiptarit dhe la të plagosur 7 persona.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *