Donaldi i kthen surprizën Romeos/Banori përlotet nga mesazhi i të vëllait

Donaldi është shfaqur në ambientet e jashtme të shtëpisë së ‘BBV3’ pasditen e sotme teksa ka surprizuar binjakun e tij, Romeon. (Kliko këtu)

Ai u shfaq me helikopter në shtëpi për t’i dhënë një mesazh të vëllait dhe për ta mbështetur.

Rikujtojmë që Donaldi ka qenë një ndër finalistët e ‘BBV1’ dhe në atë kohë ka marrë një surprizë prej Romeos, të cilën ja ka kthyer pasditen e sotme.

Kjo surprizë ishte tepër emocionuese për banorin i cili shpërtheu në lot sidomos pas dëgjimit të mesazhit zanor që produksioni vendosi në ambientet e shtëpisë.

Ishte Donaldi i cili nëpërmjet këtij mesazhi shprehte gjithë mbështetjen dhe dashurinë që ka për të vëllanë duke i uruar suksese të gjithëve dhe duke u shprehur për Romeon: “Je kampion në sytë e mi!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *