“Deputetët e korruptuar do të shkatërrohen”, hakerohet faqja e Parlamentit të Shqipërisë, mesazhi i “Homeland Ju

Hakerohet faqja e Parlamentit të Shqipërisë, parlamenti.al, ndërsa Homeland Justice ka marrë përsipër sulmin e hakerimit.

Përmes një njoftimi në Telegram, “Homeland Justice” shkruan se deputetët e korruptuar do të shkatërrohen së shpejti.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit.Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Ndërsa më herët gjatë ditës së sotme grupi i hakerave kanë sulmuar kompaninë e telefonike shqiptare “One Albania”, duke njoftuar se kanë në dorë të dhënat e mijëra shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *