Kur do e shohim babain e Heidit në BBV3? Flet daja i banores

I ftuar në “Fan Club” sot ishte edhe daja i Heidit i cili ka komentuar dinamikat e fundit në shtëpi dhe lojën e banores. I pyetur nëse babai i saj do të futet në shtëpi, ai tha se nuk është person që e pëlqen televizionin ndërsa shtoi se si në “Grande Fratello” edhe në “BBV”, Heidi ka qenë vetvetja në lojën e saj.

Pjesë nga biseda:

Enxhi Nasufi: Si ndiheni që do keni një dhëndër nga Vlora?

Daja i Heidit: Pse është ky paragjykim? Mjafton të ketë dashuri.

Enxhi: Babain e Heidit do e shohim?

Daja i Heidit: Po mendohet. Nuk është njeri i televizionit, e vetmja herë që ka ndërhy është për ta ndihmuar.

Enxhi: Mendon që Heidi kësaj radhe ka bërë një rrugëtim më të bukur duke e krahasuar me Grande Fratello?

Daja e Heidit: Nuk jemi dakord me lojën, më shumë rrugëtim. I vetmi problem është gjuha, duhet t’a përkthejë mendjen nga italishtja në shqip. Po të ishte në italisht nuk do kishte asnjë keqkuptim. Si në shtëpi, si atje në Grande Fratello, si në BBV, Heidi është vetvetja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *