Këshilli i Europës mbush 75 vjet – Më 16 dhe 17 maj do të vendoset për anëtarësimin e Kosovës

Sot është 75-vjetori i Këshilli i Europës, organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë, e cila ndodhet me seli në Strasburg.

Këshilli i Europës u themelua më 5 maj 1949 për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike. Ideologët më të mëdhenj të Këshillit të Evropës ishin Winston Churchill, Robert Shuman dhe Konrad Adenauer.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare. Kjo organizatë ka realizuar edhe fushata për mbrojtje të fëmijëve, kundër gjuhës së urrejtjes si dhe për të drejtat e romëve, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh në Evropë.

Këshilli i Evropës u ndihmon vendeve anëtare që të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin si dhe që të kryejnë reformat e duhura gjyqësore.

Grupi i saj i ekspertëve për Kushtetutë, i njohur si Komisioni i Venecias, ofron këshilla ligjore për shtete të ndryshme në botë. Duke qenë organizatë ndërkombëtare, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje, mirëpo ka aftësi të nxisë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të arritura nga vendet anëtare për tema të ndryshme.

Trupi më i njohur i Këshillit të Evropës është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila zbaton Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Shqipëria është pjesë e organizatës prej korrikut të vitit 1995, ndërsa Kosova ka aplikuar, dhe votimi përfundimtar për anëtarësimin e saj ose jo do të vendoset këtë muaj më 16 ose 17 maj.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *