Tifozi e kap për krahu dhe i kërkon llogari, arbitri grek rrëzohet në tokë dhe shtiret si i vdekur

Një ngjarje sa absurde aq edhe komike ka ndodhur në Greqi, në një ndeshje futbolli mes GAS Kopanos – Filippos Melikis.

Një moment i diskutueshme ndodhi në minutën e ’75-të duke ngjallur reagime te mysafirët, për pasojë futbollistët e dy skuadrave debatuan para pankinave në një stil mjaft intensiv me gjyqtarin e parë të ndeshjes. Megjithatë, situata në anën tjetër të fushës u bë edhe më e ashpër.

Një zotëri… në fakt shkoi te asistenti dhe e kapi për krahu për t’i kërkuar të fliste për rastin. Arbitri bëri atë që çdokush mund ta bënte vetëm nëse do të sulmohej nga ariu: Të luante njeriun e vdekur!

Sigurisht, lëvizja e tij shkaktoi të qeshura në radhët e tifozëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *