Zelensky në SHBA: Rusia s’do të mjaftohet me Ukrainën

“S’do të kënaqet vetëm më një pjesë të Ukrainës e as të gjithën. Jemi vetëm një trampolinë për Rusinë.”

Kështu u shpreh presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, në udhëtimin e tij të tretë në SHBA që prej fillimit të luftës, ku synon të bindë Kongresin të miratojë një paketë shtesë për sigurinë kombëtare, që parashikon 60 miliardë dollarë ndihma të tjera për Ukrainën.

“Ky është momenti për të vepruar pasi e dimë çfarë ndodh. Putin do shpëtojë pa u ndëshkuar.”

Shumë republikanë po kushtëzojnë dritën jeshile ndaj paketës me lëshime të mëdha për të frenuar fluksin e emigrantëve në kufirin jugor të SHBA. Por sipas zëra në Capitol Hill, ka pak gjasë që një marrëveshje të arrihet para se senatorët të nisin pushimet e fundvitit.

Teksa ju drejtua audiencës në universitetin e mbrojtjes kombëtare në krah të shefit të pentagonit Lloyd Austin, zelenski tha se shpresonte që të mos e humbisnin mbështetjen e SHBA.

“E gjithë bota po na vëzhgon, për të mësuar fatin me të cilin do të mund të përballen vendet që duan të jetojnë të lira. Ukraina nuk është dorëzuar. Ne e dimë se carë do të bëjmë dhe shpresojmë të mbështetemi tek ju.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *