Anna Wintour zbulon se cilin personazh nuk do ta ftojë kurrë në Met Gala

Çdo vit, Anna Wintour harton me kujdes listën e të ftuarve për çdo Met Gala.

Met Gala e këtij viti do të mbahet sot (6 maj) ku do të prezantojë mijëra të famshëm. Mirëpo, Anna teksa u shfaq në The Late Show me James Corden zbuloi se cilin personazh të famshëm nuk do të ftonte kurrë në Met Gala.

Gjatë një loje të “Spill Your Guts or Fill Your Guts”, James Corden e pyeti Anën, “Kë nuk do ta ftoje kurrë përsëri në Met Gala?”

Anna rrezikonte të hante një ushqim të neveritshme nëse nuk i përgjigjej pyetjes. Ndaj ajo tha emrin e Donald Trump. Kujtojmë se Trump dhe gruaja e tij u shfaqën për herë të fundit në Met Gala në vitin 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *