Në Kosovë po çrrënjoset Ortodoksia, Lavrov: Perëndimi do të thyejë serbët…

Perëndimi flet për Kosovën sikur të ishte fener i demokracisë, por ajo është territor i paligjshmërisë së plotë. Kështu e komenton ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, përpjekjen për të anëtarësuar Kosovën në këshillin e Europës. Ai akuzon autoritetet atje për spastrim etnik, dhe çrrënjosje të ortodoksisë.

“Të gjithë e dinë se Kosova është territor i paligjshmërisë së plotë. Por kolegët tanë perëndimorë nuk skuqen, ata flasin për të sikur të ishte pothuajse një fener demokracie. Nuk ka pasur kurrë demokraci atje, është territor i krimit të organizuar, territor i spastrimit etnik në raport me serbët, në atë territor po çrrënjoset ortodoksia”, u shpreh Lavrov.

Siç tha ai, Perëndimi kërkon të shkaktojë dëme të pariparueshme ndaj Ortodoksisë dhe dëshiron që bota ortodokse të jetë nën udhëheqjen e Patriarkut të Stambollit, i cili është nën komandën e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara.

Lavrov foli gjithashtu për rezolutën e Srebrenicës që synohet të dalë për votim në OKB, duke e quajtur  një përpjekje për të thyer serbët. Sipas kryediplomatit rus, arsyeja përse europianët po ndërmarrin një fushatë të tillë kundër serbëve, pasi këtë të fundit janë të pavarur dhe nuk i binden kërkesave të tyre.

“Është e pamundur të shpjegohet se nga çfarë udhëhiqen evropianët kur shtyjnë përpara këtë ide, përveç një arsyeje: serbët janë tepër të pabindur. Serbët janë tepër të pavarur në sjelljen e tyre, nuk i binden kërkesave për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, nuk duan që Kosova të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare”.

Lavrov shtoi më tej se perëndimi po i kërkon Serbisë të injorojë plotësisht historinë e miqësisë me Rusinë, betejat e përbashkëta për pavarësi, liri e Ortodoksi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *