Siljanovska falënderon qytetarët: Ky rezultat është tepër frymëzues për mua

Kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Davkova, në fjalimin e saj sonte falënderoi qytetarët dhe ekipin për suksesin e arritur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Siç tha ajo, rezultati për të është shumë frymëzues dhe premton realizimin e angazhimeve të premtuara.

“Ky rezultat është tepër frymëzues për mua, nuk kam fjalë të shpreh mirënjohjen time… Nuk mendoj se jam e veçantë në shumë gjëra, vetëm e di që atë që premtoj do ta bëj në mënyrën time. Ju siguroj për këtë”, tha Davkova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *