Çfarë do të ndodhë në ‘BBV’? Heidi do takojë pas shumë kohësh këtë person

Sonte në Prime të “Big Brother Vip” do diskutohen detajet e javës, aleancat, përçarjet, nominimi por s’do mungojnë as surprizat. Faqja e ‘Big Brother VIP’ ka ndarë me publikun disa prej tyre.

Miqësia mes Julit, Erjolës dhe Rozës do diskutohet nga vetë ata dhe opinionistët. Situata mes Gracianos, Heidit dhe Romeos, me të qeshurat, po ashtu do marrë kohën e saj për diskutim.

Por përveç debateve, gjatë spektaklit të sotëm, priten edhe shumë emocione, teksa Romeo do të bëjë një rrëfim rrëqethës dhe Heidi do të mund të takojë pas shumë kohësh nënën e saj.

Ndërsa në fund, do zbulohet se cili prej tyre do të jetë finalisti i parë i sezonit të tretë të “Big Brother Vip”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *