Reagon ashpër SHBA: Mos ktheni tmerrin e konflikteve të viteve ’90! Kosova dhe Serbia të flasin me ne

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përçuar mesazhe të forta drejt Kosovës dhe Serbisë.

Ai i fton drejt dialogut me SHBA dhe BE, në mënyrë që të mos i kthehen luftës në vitet ’90.

“Ne po bashkëpunojmë në prioritete të tjera kyçe, dukshëm edhe në Ballkanin Perëndimor. Duhet që të përgëzoj vërtetë lidershipin e Austrisë dhe angazhimin personal të ministrit të jashtëm. Kjo është diçka që ne kemi të shtrenjtë në zemrat tona, veçanërisht presidenti Biden, sepse për presidentin, por edhe për mua, pasi kur nisa punën në vitin 1999, shumica e fokusit në botë ishte mbi Ballkanin Perëndimor, në Bosnje dhe në Kosovë.

Ajo që nuk kemi nevojë, që Europa nuk ka nevojë, veçanërisht që njerëzit nga Ballkani nuk ka nevojë, është që të kthehemi pas në kohë në vitet ’99… ne po punojmë së bashku për të përmirësuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian mbetet mekanizmi i vetëm praktik dhe shtegu i vetëm për të ecur përpara.

Ne duhet të shohim përpjekje të mirbesimit dhe konstruktive nga Kosova dhe Serbia për të normalizuar marrëdhënien për të ecur në atë shteg, të mbajnë tensionet e ulëta, të rrisin bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtar për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e dala nga dialogu”, tha Blinken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *