Shefi i komisariatit Fushë Krujë, jep detaje mbi ekzekutimin e Gentjan Bejtjas

Shefi i Komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi ka folur për mediat pak orë pas ngjarjes së rëndë në Fushë Krujë, ku pas një atentati mbeti i vrarë ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja.

Ai nuk ka dha informacion nëse deri në këto momente ka apo jo persona të shoqëruar, por theksoi faktin se është ngritur një grup pune menjëherë pas ngjarjes dhe po merret me hetimet.

Alimadhi ka konfirmuar se në makinën e gjetur të djegur në fshatin Hasa, janë gjetur edhe katër armë zjarri, kallashnikov.

“Në vendngjarje rezultoi se është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Gentjan Bejtja. Është formuar grupi hetimor që po merret me hetimet. Pas ngjarjes, në fshatin Hasan u gjend edhe automjeti i djegur që dyshohet të jetë i autorëve. Brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet, nuk mund të jap detaje të tjera të hollësishme”, tha shefi i komisariatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *