Marrëveshja mes PS e Rithemelimit, reagon Ambasada Gjermane: Shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Konferencën e Kryetarëve mes mazhorancës dhe opozitës për normalizimin e jetës parlamentare.

Ambasada u shpreh në reagimin e saj se mirëpret marrëveshjen për rifillimin e aktivitetit konstruktiv të Kuvendit me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara.

Sipas tyre kjo është një shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Reagimi i plotë:

Ambasada Gjermane mirëpret marrëveshjen për rifillimin e aktivitetit konstruktiv të Kuvendit me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara. Kjo është një shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qytetarët/et me të drejtë presin që parlamenti i tyre të bëjë të mundur, që shkëmbimi dhe gara e ideve të ndryshme të zhvillohen paqësisht dhe në përputhje me rregullat.

Vetëm në këtë mënyrë Parlamenti mund të përmbushë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në interes të qytetarëve të përfaqësuar nga deputetët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *