Media: Flamur Noka i përfshirë në pastrim parash

Nga Adriatik Doçi

Kokë e ‘zgjuar’ Mul Noka. Shet një apartament 83 m2, kati 8 në ish Bllok, me vlerë 180 mijë euro. Blen një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, pallati i famshëm i kuq, 190 m2, për 151 mijë euro.

Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.1 mijë euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. (Shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro).

Nuk kam prova nëse paratë janë produkt i ndonjë afere korruptive të Mulit apo janë para të pista që Mulit mund t’ia ketë dhënë Shkëlzeni për punët në oborrin e familjes non grata.

Por, këto fakte të thjeshta krijojnë dyshime të arsyeshme për një skemë pastrimi parash, vepër për të cilën parashikohet deri në 15 vite burg.

Gazmend Bardhi e ka akuzuar Mulin edhe për fshehjen e një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. BKH-ja mjafton të shkojë të pyesë rojet si dhe të verifikojë pagesat e energjisë elektrike, për mobilimin, ujin etj.

Muli ka blerë edhe një makinë 40 mijë euro, edhe pse ka përfituar një kredi shtetërore si i pastrehë!/tema

Faktet: Flamur Noka i përfshirë në pastrim parash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *