Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.

Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, ndërsa SPAK pritet të dorëzojë dosjen në GJKKO me kërkesën për nisjen e gjykimit.

Beqaj do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish-zëvendësin e tij në Ministrinë e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg që prej gushtit të kaluar, aty ku u janë komunikuar edhe akuzat.

Zv. ministri akuzohet për shpërdorim detyre ndërsa biznesmeni për mashtrim. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit.

 

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *