Pushteti pa limit i Akademisë së Shkencave, Fuga: Po ndalohet auditimi i performancës nga KLSH

Akademiku Artan Fuga, i ftuar ne A2 me Bruna Çifligun, tregon se pse është kundër procedurave që po ndjek ky institucion për sa i përket emërimeve dhe vendimmarrjeve të tjera, siç ishte ai për Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Fuga thotë se Akademia po del mbi ligjet duke ndaluar KLSH-në të auditojë performacën dhe këtë nuk mund ta pranojë dot.

“Nuk pranoj dot legjitimitetin e votimit në Asamble të një letre. Kryesia me një bord që e çuan drejtorash, ka bërë një mbledhje dhe e voton atë letër në asamble. Çfarë është ky mekanizëm. Nëse kryesia që administron Asamblenë në veprimtarinë e përditshme ka atë mendim, mund t’i drejtohet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të thotë ne nuk jemi dakord për disa arsye. Kalimi në votim është një mekanizëm mbrojtës. E dyta, një vendim që është vendim administrativ, t’i vendoset një veshje shkencore. Pra, është Asambleja e Akademisë së Shkencave që bart një peshë shkencore që është pas një qëndrimi administrativ. Ky është manipulim. Ne jemi shkencëtarë aty, por nuk jemi shkencëtarë në administrim. Këta manipulim unë nuk e pranoj dot”, tha Fuga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *