Heroinat e Kosovës xhindosën Vuçiç! Osmani tallet me presidentin serb: Po flet si pas një traume

“Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike.” Kështu i është përgjigjur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, homologut serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ende vijon të jetë i xhindosur nga prezenca e 4 heroinave në OKB, që e turpëruan në seancën e Këshillit të Sigurimit. E para e shtetit nënvizon se në Pallatin e Qelqtë është thënë vetëm e vërteta para syve të të gjithë botës.

“Ajo çfarë kemi bërë ne thjesht e kemi thënë të vërteten, vetëm të vërtetën para syve të botës dhe nuk mundet askush ta sulmoj as ta mohoj, e as Serbia. Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare.”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vuçiç pretendoi se Osmani kishte sjellë njerëz që nuk ishin pjesë e mbledhjes, vetëm për të fajësuar Serbinë.

Ndërkaq, presidentja duke e quajtur përgjigjen e Vuçiçit propagandë tha se gratë e dhunuara në Kosovë janë avokate dhe kanë kapacitet për të qenë pjesëtare të kabinetit të saj. Presidenti serb ka komentuar vazhdimisht me kritika pjesëmarrjen e heroinave në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dukshëm një kafshatë e madhe turpi që nuk po kapërdihet. Vuçiç akuzoi Amerikën dhe Britaninë se mundësuan futjen e 4 grave që I mbijetuan torturave serbe në luftën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *