Fluks virozash në qendrat shëndetësore, mjekët: Po qarkullojnë disa viruse njëherësh

Muaji nëntor shënoi rritje të infeksioneve virale dhe gastrointestinale nëpër qendrat shëndetësore dhe urgjencat mjekësore të vendit, ndërsa problematika vijon edhe me fillimin e muajit dhjetor.

Mjekët e familjes thonë se përveç ngarkesës së lartë në vizita kjo sëmundshmëri është shoqëruar edhe me komplikacione.

“Qarkullojnë shumë variante virusi, të cilat nuk I kemi diagnostikuar se cili virus është, por që kanë vështirërisë e veta”, shprehet mjekja e pediatrisë.

Mjekët referojnë simptomat kryesore që kanë shoqëruar fëmijët këto ditë.

Ajo që kthehet në shqetësim në shumë raste është bashkëshoqërimi i dy lloj viruseve në të njëjtën kohë e cila në këtë rast e bën të vështirë diferencimin e diagnozës.

Imuniteti pas kalimit të virozave tek fëmijët bie ndjeshëm dhe shpesh fëmijët në këtë gjendje duhet të përballen me ambientet kolektive të çerdheve dhe kopshteve ku përsëri qarkullojnë viroza respiratore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *