E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish finalisti i “Big Brother” (Emri+Foto)


Konkurrenti i Celebrity Big Brother, George Gilbey ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare.

Sipas mediave të huaja  Gilbey vdiq mëngjesin e së mërkurës, më 27 mars, pasi ra nga një lartësi teksa punonte si elektriçist.

Ai u bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në Gogglebox dhe Celebrity Big Brother.

Personeli i urgjencës u përgjigj në vendin e ngjarjes në biznesin “EGL Homecare në Shoeburyness,” në qytetin e Southend-on-Sea, ku ai u konfirmua i vdekur.

Policia e Essex-it raporton gjithashtu se një burrë u arrestua më vonë me dyshimin për vrasje të rëndë të 40-vjeçarit nga pakujdesia.

Ylli 40-vjeçar  ishte më i njohur për paraqitjen në serialin “Channel 4”, së bashku me nënën e tij, Linda McGarry dhe njerkun Pete McGarry, i cili vdiq në moshën 71-vjeçare në vitin 2021.

Ai gjithashtu u shfaq në serinë e 14-të të Celebrity Big Brother në 2014, duke arritur në finale.

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish finalisti i


c

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *