Premtonte legalizime në këmbim të votave/ GJKKO jep arrest me burg për specialistin e Kadastrës

Premtonte legalizime në këmbim të votave, GJKKO merr vendimin

Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Posaçme për Dritan Stokën, specialistin e Kadastrës të arrestuar  për korrupsion në zgjedhje. Sipas SPAK, Stoka iu premtonte qytetarëve kryesisht të zonës së Saukut legalizim të banesave në këmbim të votave.

Ndërsa ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryeplakun e lagjes se re në Sauk Agim Osmanin, nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Edhe për Alqi Hajdinin, ish-juristin e Kadastrës, gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie  në detyrim paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *