Ministri gjerman apelon: Synimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa!

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner deklaroi se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Ne po e mbështesim Ukrainën, sepse ajo është vija e parë e mbrojtjes sonë kundër Putinit. Përmes pushtimit të Ukrainës, që e nisi më 2022, Putini dëshiron “të na sulmojë të gjithëve dhe mënyrën e jetës sonë”, u shpreh Lindner.

“Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina. Qëllimi i tij është të jetë në gjendje të ushtrojë pushtet mbi ne. Dhe ai kurrë nuk duhet të ketë sukses në këtë gjë”, shtoi ai.

Gjermania ka miratuar fondin special prej 100 miliardë eurosh për përditësimin e ushtrisë, i cili do të përdoret brenda disa vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *