Përballja me produksionin dhe debati me Orin, Jetmiri thyen heshtjen

Jetmir Salaj, pasi u paraqit mbrëmjen e kaluar në ‘Prime’, sot ka vendosur të thyejë heshtjen për eksperiencën e tij. I ftuar në “Big Brother Fan Club” në Top Channel, Jetmiri tregoi se ishte nxituar me komentet ndaj produksionit duke thënë se gjërat kur je brenda shtëpisë perceptohen ndryshe (lexo këtu). Ky koment lë vend për diskutime pasi kur doli nga ‘BBV’ premti se do zbulonte të vërtetën për produksionin, gjë që ende nuk e ka bërë, por ka zgjedhur të shfaqet në Top.

Po ashtu, ai vijoi me deklaratat ndaj Ori Nebiajt, duke e cilësuar sot si një garuese brenda lojës, duke iu referuar komenteve që u bënë ndaj tij.

Diskutimet

Jetmiri: Unë kam bërë një lojë psikologjike, të një stili tjetër. Unë tentova të sjell një model, të tregoj se njeriu me qetësi mund të arrijë shumë. Në llogjikën time bën sens.

Pyetje– Je penduar për vendimin për t’u larguar?

Jetmiri: Me thënë të drejtën, kjo është një lojë e fortë psikologjike ku izolimi bën të vetën. Për pjesën e banorëve nuk ndjej asnjë. I menaxhoja mirë, I bëja të dilnin nga vetja. Arsyeja e vërtetë ishte se amplifikohej situate, ishte situatë kaotike. Unë po bëja asgjë, po bëja një kërkesë për asgjë, po bëja atë që isha duke bërë.  Ndaj meje janë thënë monstruozitete, kam parë një opinioniste që me momente të caktuara më dukej si garuese brenda në lojë. Kjo ngriti një revoltë tek unë.

Pyetja– Pse mendon se do duhet ta kishte me ty?

Jetmiri: Unë nuk marr asgjë personale, unë e kisha për fuqinë e fjalës. Në ato kushte, unë nuk e shoh të drejtë dhe e mora një vendim.

Pyetja– Ka qënë një strategji përballja me produksionin?

Jetmiri:Asgjë nuk është e iniciuar. Në mënyrën time kam protestuar.

Pyetja– Jashtë e ke mbështetur Romeon, brenda je konfrontuar.

Jetmiri: Nuk kam bërë asgjë. Unë kam ruajtur qetësinë dhe ata më kanë sulmuar mua. Unë dal në rrugët e Tiranës dhe më hidhen njerëzit në qafë. Kush do e kupton lojën, kush nuk do nuk e kupton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *