Debati/ Curi: Amerika ia ka futur Berishës! Shtuni: Është turp të flasësh kështu!

Analisti Arjan Curi, në studion e emisionit ‘3D’ ka pasur një debat me Eksperti i Sigurisë në Uashington, Adrian Shtuni, lidhur me komentet dhe metaforat e përdorura për të përkufzuar Sekretarin amerikan të Shtetit në Tiranë.

Sipas Currit, shqiptarëve u duhen thënë të vërtetat, sepse sa më shumë na lavdëron Amerika aq më keq kanë shkuar personazhet.

“Kam frikë se dhe Rama, pas këtij lavdërimi të madh, do të ketë llogari për të dhënë. Amerikanët na e kanë futur. Ky është një term që po e e përdor që njerëzit ta kuptojnë thjeshtë. Na kanë përdorur. Edhe italianët, edhe kroatët edhe BE-ja është përdorur nga amerikanët, dhe tani BE-ja është pa identitet. Berishës ja kanë futur. Kur u korruptua Berisha 2 vitet e fundit? I tha Klinton se ti je modeli demokracisë. Dua ta shikoj Shqipërinë me sytë e Blinken, por nuk e shikoj. Ju që jeni në Amerikë bëni turp se s’pranoni mendim tjetër. Amerika ju ka komunistizuar.”, tha Curi.

Por Shtuni është shprehur kundër termave që Curi përdori, duke e përkufizuar vizitën si “me ta futur”.

“Nuk di nëse për këtë vizitë duhet përdorur termi na e kanë futur. Duhet të jemi falënderues ndaj Amerikës që sot jemi Shqipëri dhe kemi edhe Kosovë. Nëse do të kemi një peshore objektive është e turpshme të flasim me terma sikur jemi të përdorur. Politika amerikane nuk përkufizohet me asnjë lloj metafore të tillë.”, tha Shtuni.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *