A do të jetë kandidate për kryeministre e opozitës? Tabakut: Ambiciet janë legjitime për këdo!

Në Debat me Alba Alishanin, deputetja demokrate Jorida Tabaku foli dhe rreth zërave se a do të jetë ajo në të ardhmen e afërt një kandidate konsensuale në kampin opozitar për kryeministre.

Me një përgjigje diplomatike, Tabaku u shpreh se ambiciet janë legjitime për këdo, por shtoi se sot është koha për krijimin e ofertës së përbashkët opozitare dhe jo emrave të përveçëm.

“Ose kritikohem ose jam te kjo lista. Në fakt jo. Për të qenë e sinqertë. Kjo nuk është një çështje se çfarë do bëjë Jorida, por PD. Figurat politike kërkojnë që të rriten. Të gjithë duhet të dalin përtej egos së tij. Ambiciet janë legjitime për këdo, por sot nuk është koha për të folur për këto. Sot është koha për ofertën e përbashkët opozitare. Propozim nga kolegët nuk kam dëgjuar. Ta heqim idenë e emrave dhe të fokusohemi te qytetarët”, tha Tabaku.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *