Prezantimi i vezës së Gracianos, mos ndoshta lidhet me Argjirën?

‘Vëllai i Madh’ vendosi sot banorët e shtëpisë së ‘BBV3’ përballë një sfide. Me rastin e Pashkës Ortodokse, banorët do të mernin nga një vezë, do e lyenin dhe do i vendosnin zbukurime në mënyrë që veza të jetë më e bukura e sfilatës.

Pasi gjithsecili prej tyre nisën përgatitjet dhe përfunduan pikturimin e vezës së tyre, vazhduan ti prezantonin ato.

Por prezantimi i vezës së Gracianos duket se është pak i dyshimtë. Veza e Gracianos, “Too Cute”, një emër i njejtë me kompaninë e Argjirës, u prezantua kështu:

“Unë kam bërë krijesën më të bukur që ekziston! Ajo është e thjeshtë por ka pretendime të mëdha në jetë. Vdes të vishet dhe të jetë më e mira, ka shumë respekt për veten e saj dhe ajo quhet “Too Cute”. Të gjithë i kanë sytë nga ajo sepse ajo e meriton.”

A ishte ky një prezantim për vezën apo Argjirën?😜

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *