Zbulohet nëna që e braktisi! “I mbuluar me gjak dhe baltë”- Relacioni i maternitetit për foshnjën që u braktis në bo

Paraditen e sotme, (8 nëntor) u gjet në parkingun nëntokësor të pallatit një foshnje e porsalindur e cila u dërgua menjëherë në spital.

Sipas News 24, gruaja, me iniciale E.I., 29-vjeçe, ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”.

Ndërkohë, mësohet se aktualisht ajo po merret në pyetje nga policia për të dhënë shpjegime per ngjarjen.

Nga relacioni zyrtar i spitalit “Koço Gliozheni”, janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me foshnjën që u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tranë.

Nga relacioni mësohet se foshnja i përket gjinisë mashkullore dhe është paraqitur në spital në spital i mbuluar me gjak e baltë, me hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit.

Ndër të tjera në realcion thuhet se, i porsalinduri mbërriti “pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal. U reanimua intesivisht, intubohet, masazh kardiak, izolohet linja periferike ku aplikohen medikamente për reanimim. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta. U bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë. Me fenomene hemorragjike nga pulmonet, dhe vendet e manipulimit. U porosit mase eritrocitare, plazëm e freskët e ngrirë.”

Relacioni i plotë:

Foshnja me Nr.123, i seksit mashkull, Nr. kartele 238, me peshë 3580 g, u paraqit në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale të Maternitetit “Koço Gliozheni”, i shoqëruar me policin e shërbimit dhe infermieren, në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar, pa shenja jete.

Referohet i gjetur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit në gjendje të rëndë, i zhveshur, kordoni umbelikal i pa klampuar, mbuluar me hemorragji profuze, me shenja jete (sipas infermieres).

Në momentin e ardhjes në reanimacion bebi i mbuluar me gjak e baltë, konstatohet hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal.

U reanimua intesivisht, intubohet, masazh kardiak, izolohet linja periferike ku aplikohen medikamente për reanimim. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta. U bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë. Me fenomene hemorragjike nga pulmonet, dhe vendet e manipulimit. U porosit mase eritrocitare, plazëm e freskët e ngrirë.

Mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com