Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur pas ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës në qytetin e Korçës.
Teksa bardheblutë po bëheshin gati të largoheshin nga stadiumi, tifozë të skuadrës vendase kanë vandalizuar autobusin e ekipit kryeqytetas.
Siç shihet në foto, tifozët vendas kanë goditur me gurë automjetin, duke thyer një nga xhamat anësorë të tij.
Për fat, asnjë nga futbollistët bardheblu nuk ka qenë aty i pranishëm në ato momente dhe nuk ka pasur të lënduar nga ky incident i shëmtuar.