Vendimi i Kongresit amerikan për ndihmë Ukrainës dhe konfiskimin e aseteve ruse, Basha: Lajm i shumëpritur

Kryetari i PD-së, Lulzim Bash ka përshëndetur Kongresin amerikan, i cili miratoi të shtunën projektligjin, i cili parashikon jo vetëm ndihmë financiare për Ukrainën në vlerën 61 mld dollar, por edhe pikën që asetet e konfiskuara ruse mund të shkojnë në ndihmë Ukrainës.

Basha shkruan në rrjetet sociale se është nder dhe privilegj që dhe vetë ka pasur ndihmën dhe mbështetjen e tyre në këtë proces në Këshillin e Evropës.

“Lajm i shumëpritur nga Ëashingtoni. Kongresi Amerikan sapo votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës. Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji,  kongresmeni  French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam pasur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Evropës”, shkruan Basha.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *